E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaliforni, mijëra të burgosur në grevë urie

Të pakten 12.000 vetë që vuajnë dënimet në 8 burgje kaliforniane kanë vendosur të mos prekin asnjë ushqim deri në plotësimin e kërkesës së tyre kryesore: heqja e izolimit të zgjatur. Eshte pikerisht kjo praktike qe i ka cuar te burgosurit ne marrjen e vendimit ekstrem.

"Ne shpresojme qe kjo pjesemarrje e gjere do t`i detyroje drejtuesit e burgjeve te negociojne e te respektojne kerkesat baze te te gjithe njerezve te mbyllur prapa ketyre hekurave,- tha zedhenesi i levizjes solidariteti i te burgosurve, Isaac Ontiveros.

Zyrtaret e burgjeve deklaruan se te burgosurit qe nuk pranojne ushqimin do te ndeshkohen dhe se lideret e greves do te vendosen ne njesi te posacme te burgut me masa me te rrepta sigurie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›