E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malmstrom: Kosova, përparime në procesin e liberalizimit të vizave

Eurokomisarja e punëve të brendshme Sesilia Malmstrom ka deklaruar se Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në negociatat me Brukselin për liberalizimin e vizave.

"Konfirmuam se në Kosovë është bërë përmirësim i dukshëm", deklaroi Malmstrom duke theksuar se nevojitet edhe shumë të bëhet.

Njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë janë të vetmit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor të cilëve u nevojiten viza për hyrje në shtetet e Bashkimit Evropian, pasi Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi morën regjim pa viza në vitin 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina një vit më vonë.

Prishtina ende duhet t` marrë kërkesat me të cilat do të saktësohen kushtet të cilat duhet të përmbushen që njerëzit nga Kosova të mund të udhëtojnë pa viza.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›