E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, ekzekutohen 13 shiitë në Kueta

Persona të armatosur kanë sulmuar një autobus me myslimanë shiitë në jug-perëndim të Pakistanit, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Sipas policisë lokale, sulmi ndodhi në afërsi të Kuetës, kryeqytet i provincës së Balocistanit.

Sipas burimeve, atentatorët detyruan pasagjerët të viheshin në rresht dhe më pas i pushkatuan. 11 nga personat e vrarë dhe 4 nga të plagosurit ishin shiitë.

Në vitet e fundit ka pasur një seri atentatesh me bombë dhe armë zjarri ndaj minoritetit shiit në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›