E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI: Gjysmë milioni afganë të pastrehë

Amnesty International ka deklaruar se lufta ka lënë gjysëm milionë persona të pastrehë në Afganistan. Në një raport të ri, grupi për të drejtat e njeriut tha se rreth 400 persona kërkojnë strehim në kampet e përkohshme në vend çdo ditë.

Gjendja e tyre është përkeqësuar, sipas Amnesty International, nga neglizhenca e qeverisë dhe ajo ndërkombëtare.

Raporti i bën thirrje qeverisë që të heqë kushtet e vendosura për ndihmën humanitare, ndërsa donatorëve ndërkombëtarë që të “sigurojnë se ndihma e tyre humanitare adreson nevojat e të zhvendosurve.

Vetëm Kabuli strehon deri në 35 mijë persona të zhvendosur në kampet rreth qytetit. Shumë nga ta thuhet se kanë ardhur në kryeqytet për t`i ikur konfliktit në vendet e tjera të shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›