E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthime në Irak, 30 të vrarë

Zyrtarët e sigurisë në Irak kanë deklaruar se nga vala e shpërthimeve dhe sulmeve me armë zjarri janë vrarë të paktën 30 persona.

Raportohet se në shënjestër të sulmeve ka qenë një zonë shiite dhe policia.

Në Bagdad, një nga shpërthimet më vdekjeprurëse është raportuar të ketë ndodhur në rajonin shiit të Karadës.

Sulme raportohet të kenë ndodhur edhe në qytete të tjera irakiane, përfshirë edhe provincën e Salahudinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›