Ish presidenti gjerman Wulff shtrohet në spital

Ish Presidenti i vendit Christian Wulff është shtruar me urgjencë në një spital në Berlin ku ka qëndruar për disa orë.
Mediat ndërkombëtare e kanë dhënë menjëherë këtë lajm që padyshim merr vlerë edhe pse Wulff ka dhënë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Gjermanisë.
Por lajmi në fakt është konfirmuar duke patur parasysh burimet zyrtare nga presidenca. Në dy muajt e fundit ndaj Christian u zbuluan disa afera dhe dyshime për korrupsion dhe kjo e detyroi të jepte dorëheqjen pas presionit publik në rritje.