Afganistan,talibanët kërkojnë vrasjen e perëndimorëve

Talibanët i kanë kërkuar afganëve që të vrasin perëndimorët pas djegies të disa kopjeve të Kuranit në një bazë ushtarake të NATO-s.
Ky veprim që ndodhi në Bazën Ajrore të Bagramit nxiti protesta dyditore në pjesë të ndryshme të Afganistanit.
Zyrtarët afganë thanë se të paktën shtatë persona u vranë në përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.
Presidenti afgan Hamid Karzai ka bërë thirrje për qetësi.
Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe NATO kanë kërkuar falje për incidentin, duke e quajtur të gabuar.
Sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Paneta ka urdhëruar që të kryhet hetim.