E Shtunë, 31 Tetor 2026

AI dënon vrasjen e zyrtares afgane

Grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International, ka dënuar vrasjen e Najiya Siddiqit, zyrtare e lartë në Ministrinë për Çështjet e Grave në lindje, në provincën Laghman të Afganistanit.

Suzanne Nossel, drejtoreshë ekzekutive e Amnesty International në SHBA, tha në një deklaratë me shkrim se vdekja e Siddiqit “është pjesë e një model terrorizues të dhunës ndaj grave” në Afganistan.

Deklarata i akuzoi forcat afgane të sigurisë se “kanë dështuar edhe njëherë të mbrojnë aktivistet për të drejtat e femrave”.

Deklarata i bëri thirrje Kongresit amerikan që ta miratojë legjislacionin, i quajtur Akti për Promovimin e Sigurisë për Gratë dhe Vajzat Afgane, i cili synon që të mbajë përgjegjëse autoritetet afgane për trajtimin e grave.

Militantët talebanë dyshohet se kryen vrasjen e Siddiqit.

Në anën tjetër, Kombet e Bashkuara thonë se Afganistani “ka ende shumë rrugë përpara” që t’i mbrojë nga dhuna gratë dhe vajzat.

Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) lëshoi një raport, që tregon një përparim në zbatimin e legjislacionit që dënon dhunën kundër grave. Por, aty thuhet se ka boshllëqe në zbatimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›