Krasniqi pret demokristianët e rinj

Kryetari i partisë “Lëvizja e Re Demokristiane”, Dede Abazi, së bashku me dy nënkryetarët dhe disa anëtarë të kryesisë, ka takuar kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqin.
Dede Abazi e njoftoi kryetarin Krasnqi lidhur me synimet dhe qëndrimet e LRD-së, ku pos të tjerash, Abazi tha se “ka kohe që demokristianët e Kosovës janë në një periferi të zhvillimeve politike dhe ekonomike në Kosovë, gjë e cila nuk është në dobi të Kosovës”.
“Kosoves i duhet një subjekt i mirfilltë demokristian, me një frymë të re dhe energji të reja për ta ndihmuar Kosovën dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”.
Kryetari i parlamentit, z.Jakup Krasniqi, i përgëzoi demokristianët dhe uroj suksese atyre. Po ashtu u diskutua edhe ligji aktual zgjedhor, ku sipas LRD-së “ky ligj është i dëmshëm për zhvillimin e demokracisë dhe ky ligj duhet të ndryshoj me qëllim që mos të dikskriminohen partitë që janë më të vogla.