Putin kërkon kthimin e “vlerave sovjetike”

Vladimir Putin e cilësoi zhdukjen e Bashkimit Sovjetik si katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit XX. Për këtë arsye kreu i shteti rus kërkoi rikthimin e disa vlerave sovjetike, veçanërisht rivendosjen e titullit ''Heroi i Punës'', duke sjellë në vëmendje kohën e ish-Bashkimit Sovjetik.
"Mendoj se nuk do të ishte keq rikthimi i titullit ''Heroi i Punës''. Duhet të reflektojmë, sepse ne nuk mund të imitojmë plotësisht kohën sovjetike'', deklaroi Putin, gjatë një takimi me mbështetësit e tij.
Presidenti rus vlerëson se duhet të ketë disa kritere të qarta për rikompensimin e një personi, jo vetëm nga numri i viteve të punës, por gjithashtu dhe për rezultatin, për kontributin dhe për zhvillimin e vendit.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi po se ka rikthyer një dekorim, që të kujton sipas saj kohën sovjetike, për dallimin e elementëve më të mirë në radhët e ushtrisë.