AIDS,shtohet numri i personave të prekur në Shqipëri
35 persona i janë shtuar këtë vit listës zyrtare të të prekurve me infeksionin vdekje prurës AIDS. Por, më shumë se sa numri, shqetësues mbetet fakti se kjo sëmundje po shndërrohet në një endemi, pasi virusi po qarkullohet brenda vendit. Këtë gjë e dëshmon edhe numri i lartë i femrave të prekura, të cilat zënë aktualisht 45% të të prekurve me Hiv në Shqipëri. Si çdo vit, në ditën botërore të luftës kundër Hiv-AIDS, strukturat shëndetësore dhe ato të shëndetit publik, reklamojnë masat për parandalimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme. Por, një metodë deri më tani jo fort e përfolur dhe që ul mundësinë e prekjes nga hiv, është bërja e operacionit të synetit Ne ende konsiderohemi një vend me prevalencë të ulët të hiv-aids, por parashikimet e OKB-së, flasin se tendenca në rritje e të prekurve, mund të përmbysë këtë situatë. Një tjetër problem që evidentohet në ditën botërore kundër Hiv, është mungesa e vullnetarizmit të personave të rrezikuar për t'u testuar. Pasi nga 35 të rinj të evidentuar në 2008-ën me këtë infeksion, pjesa më e madhe e tyre, është kapur nëpërmjet strukturave shëndetësore e jo nëpërmjet testimit vullnetar. Me rastin e ditës botërore të luftës kundër hiv-aids, në kryeqytet por edhe në rrethet e tjera të vendit janë mbajtur një sërë aktivitetesh. Kështu, përgjatë bulevardit dëshmorët e kombit dhe në parkun rinia, stenda të me broshura promocionale dhe kondomë janë shpërndarë për grupmoshat e reja. Po ashtu, kryqi i kuq shqiptar ka mbajtur një marshim sensibilizues, i cili u shtri gjithashtu përgjatë bulevardit dëshmorët e kombit. Në thelb të këtij marshimi, qendronte parrulla për dhurim gjaku, si një masë parandaluese ëpr përhapjen e sëmundjeve infective.