E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mafiozët kanibalë të klanit të Zemunit, hanë tradhëtarin

Viktima, Milan Jurisiç

Një tradhtar i mafies është rrahur për vdekje me çekiç dhe më pas është ngrënë nga gangsterët. Oficerët e policisë thonë se Milan Jurisiç, 37 vjeç, u vra në Madrid nga kriminelë të klanit të Zemunit, një grup i njohur mafioz nga Beogradit.

Ata e kanë futur mishin e tij në grirëse, e kanë gatuar dhe më pas e kanë ngrënë thuhet nga dëshmia e anëtarit të këtij klani mafioz, Sretko Kaliniç, që thirret ndryshe Kasapi. Më pas mafiozët, kockat e tij i kanë hedhur në lumin Manzanares, në kryeqytetin e Spanjës. Këtë javë policia ka gjetur 50 kocka në lumë dhe apartamentin ku ka ndodhur ngjarja në vitin 2009.

Dëshmitari, Sretko Kaliniç

Kriminelët besohet se me lëkurën e tij kanë bërë dhe një maskë të shëmtuar. Besohet se ata kanë shpenzuar pesë ditë vetëm për të pastruar shtëpinë nga gjaku i viktimës. Në apartamentin e Bojoviçit në Valencia janë gjetur dokumente që mbështesin dëshminë e Kalniçit.

Mendohej se Jurisiç ka tradhtuar anëtarët e klanit duke u vjedhur paratë. Por oficerët e policisë kanë zbuluar një letër që tregon se Jurisiç dhe Bojoçit janë konfliktuar për një femër.

Luka Bojoviç dhe armët më të cilat u kap

Juriç ishte i arratisur, pasi ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjinçiç, në vitin 2003.

Dëshmia e anëtarit të këtij grupi mafioz, Klaniç, ka ardhur pas arrestimit të tij në Zagreb në vitin 2010. Policia beson se vrasjen dhe kanibalizmin e ka udhëhequr Luka Bojoviç. Ai është arrestuar në Valencia muajin e fundit. Gjithashtu edhe ai është shpallur fajtor për vrasjen e Gjinçiçit. Krimi i ndodhur në vitin 2009 po hetohet nga gjykatësi Fernando Andreu në Gjykatën e Madridit.

Florenc Stafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›