Mediu kërkon barazinë e votës

Gjatë një takimi me gratë e kësaj partie, ai tha se reforma zgjedhore duhet të garantojë barazinë e votës, teksa kërkoi përfshirjen në një nivel më të lartë të grave në vendimmarrje.
"Nëse do të themi se zonjat e zbusin politikën, në mënyrë të padiskutueshme zbutjen e kësaj politike mund ta bëjnë vetëm nëpërmjet një raporti të drejtë kualitativ në Kuvendin e Shqipërisë dhe në institucione të tjera. Që të ketë mundësi konkurrimi real për ju, duhet të ketë mundësi konkurimi real për subjektet politike në të cilat ju përfaqësoheni dhe përfshiheni në garë. Nëse do të ndërtohen formula brenda sistemit zgjedhor për t'i rrëmbyer një partie apo një partie tjetër kandidat kjo padyshim jo vetëm do të cenojë kuotën, por dhe përfaqësimin e drejtë të qytetarëve shqiptarë", tha Mediu. /S.Ll/Start/
2012-03-23 15:49