E Shtunë, 31 Tetor 2026

Servet Pellumbi: "PS te kontribuoje me shume per dialogun"

Nje prej figurave me te njohura te Partise Socialiste, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi, ka festuar sot 75-vjetorin e lindjes. Partia Socialiste organizoi per nder te Profesorit, sic quhet ai me dashamiresi mes socialisteve, nje ceremoni te vecante ne ambientet e lokalit qe ndodhet ngjitur me seline roze. Te pranishem ne kete aktivitet kane qene kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, anetare te kryesise dhe deputete te shumte te grupit parlamentar socialist. Ne nje prononcim per mediat, Pellumbi ka falenderuar per ceremonine qe i kane zhvilluar koleget e Partise Socialiste. "Falenderoj kryetarin e Partise, kryesine, asamblene kombetare, deputetet e Partise Socialiste qe kane organizuar kete takim per te me uruar mua 75-vjetorin. Mua nuk me mbetet gje tjeter vecse t'i uroje PS-se suksese dhe fitore ne 2013-n", u shpreh Pellumbi. Ish-kryetari i Kuvendit, bashke me urimet qe ka marre nga kreu i PS-se dhe deputetet e tjere te partise, ka uruar keta te fundit per fitore ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndersa nuk kane munguar dhe keshillat e tij per forcen me te madhe ne opozite. Pellumbi ka theksuar se Partia Socialiste duhet te beje permiresime te metejshme. Ai ka shtuar se selia roze duhet te beje me shume ne vendosjen e dialogut dhe mirekuptimit, jo vetem ne skenen politike, por edhe ne gjithe shoqerine shqiptare. Sipas tij, kapacitet qe ka sot selia roze duhen vene ne sherbim te shoqerise. "Do te deshiroja qe te kontribuonte edhe me shume ne ate qe i mungon me teper shoqerise shqiptare. Dialogu, bashkepunimi, mirekuptimi, konvertimi ne nje filozofi politike kombetare, sepse realisht kemi shume potenciale, kemi shume njerez te mire. Gjithnje ka gjera per te permiresuar, edhe une qe jam 75 vjec mendoj se kam gjera per te permiresuar, jo me PS-ja qe eshte nje force e re politike, nje pasuri kombetare, nje force qe ka te sotme, por duhet te kete dhe te ardhme", tha dje Pellumbi. Ne ceremonine e zhvilluar dje kane qene te pranishem gjithe drejtuesit kryesore te Partise Socialiste dhe anetare te asamblese kombetare. Servet Pellumbi eshte nje nga drejtuesit kryesor te Partise Socialiste qe nga themelimi i saj. Ai ka mbajtur disa poste drejtuese ne forumet e PS-se, ndersa gjate qeverisjes socialiste ka qene kryetar i Kuvendit.

Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi, ka marre urime dje edhe nga kryetarja aktuale e Kuvendit, Jozefina Topalli. "Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, i ka uruar sot ditelindjen ish-kryetarit te Kuvendit te Shqiperise, zotit Servet Pellumbi. Zonja Jozefina Topalli i beri urimet me te mira zotit Pellumbi, per nje jete te gjate dhe te lumtur, duke i uruar shendet atij dhe familjes se tij", thuhet ne mesazhin publik te zyres se shtypit te Kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›