E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Jo pazare me Athinën, arrestoni Naum Dishon

Aleanca Kuqezi ka zhvilluar sot një protestë para Drejtorisë së policisë së Korçës për të kërkuar arrestimin e kreut të Omonias, Naum Disho, i dënuar me 1 vit burg për dhunimin e varreve të Boboshticës.

Aktivistëve të AK u janë bashkuar qindra simpatizantë të saj, të cilët mbanin në duar parulla si Qeveria tund eshtrat e të parëve, Na kthe eshtrat gjeneral dhe Jo pazare me Athinën.

Përfaqësuesit e AK kanë kërkuar që Greqia të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, duke protestuar më pas edhe para konsullatës greke në këtë qytet.

Dy muaj më parë, Gjykata e Apelit në Korçë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Korçës për dënimin me dy vjet burg të ish-kreut të Omonias për dhunimin e varreve në Boboshticë.

Por policia e Korçës nuk e ka arrestuar ende Naum Dishon, pasi nuk dihet vendndodhja e tij.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›