Sulmi ndaj fëmijëve, MPJ: Ndëshkim autorëve

Autobusi ku u sulmuan nxenesit shqiptare ne Shkup
TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme kërkon nga institucionet e zbatimit të ligjit , vënien përpara drejtësisë dhe ndëshkimin e fajtorëve, të cilët pak ditë më parë dhunua 15 nxënës shqiptarë në Maqedoni.
Në një reagim të saj, MPJ shprehet se dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit.
Sipas saj, ngjarje të tilla, të cilat cënojnë harmonine dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje.
Javët e fundit ka patur rritje të përplasjeve ndëretnike në Maqedoni, ku shpesh shqiptarët janë bërë viktima. Vetëm pak kohë më parë, një polic(jo në detyrë) maqedonas ekzekutoi me armë dy shqiptarë në Gostivar.
Ndërkaq, incidentet jane denuar nga gjithe faktori vendas dhe nderkombetarë.