E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidentet në Maqedoni, MPJ apelon për qetësi

Ministria e Punëve të Jashtme ka apeluar për qetësi dhe uljen e tensioneve në Maqedoni pas incidenteve të fundit. Në një deklaratë për shtyp MPJ ka shprehur keqardhje për incidentet e fundit në Shkup, dhe bëri thirrje që të mos keqpërdoren dhe të qetësohet gjendja.
 

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit. Ngjarje të tilla, të cilat cënojnë harmonine dhe bashkëjetesën në Maqedoni, duhet të tejkalohen me qetësi dhe maturi nga shqiptarët dhe nga gjithë etnitë e tjera atje”thuhet në deklaratë.
 

MPJ gjithashtu ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe zbardhjen e incidenteve që autorët e dhunës të dalin para drejtësisë
 

“MPJ beson në hetimin e plotë të kësaj ngjarje nga autoritetet e zbatimit të ligjit, vënien përpara drejtësise dhe ndëshkimin e fajtorëve”-përfundon deklarata.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›