E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Ndërhyrje brutale e Athinës në punët e Shqipërisë

 Sipas AK-së, kjo është ndërhyrje brutale i qeverisë helene në punët e brendshme të Shqipërisë e cila për të disatën herë vërtetoi se ka kapur shtetin shqiptar nga të gjitha anët e tij.

Aleanca Kuqezi e konsideron skandal deklaratën e ministrit grek mbi procesin e regjistrimit te popullsisë të cilin ne e kemi denoncuar muaj më parë për ndërhyrjen që qeveria helene i bëri formularit të regjistrimit duke përfshirë pyetjet për etninë dhe fenë.

“Ne kundërshtojmë fjalët e ministrit grek të punëve të jashtme për vete faktin sepse ai nuk mund të kritikojë një proces të cilin e ka hartuar ne bashkëpunim me qeverinë shqiptare, për të cilin i vuri kushte të forta ekzekutivit shqiptarë duke e shfokusuar nga 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe spostuar gjithë energjitë tek rekomandimi i 13 i Athinës”, thekson reagimi. /Start/

 

                                                                                             2011-12-21 08:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›