E Diel, 1 Nëntor 2026

Thirrjet antishqiptare, dënohen dy ushtarë grekë

Gjykata e Pireut ka dënuar me nga 3 muaj e 15 ditë burg, dy ushtarë të cilësuar fajtorë, ndërsa 37 të tjerët u shpallën të pafajshëm.

Thirrjet raciste antishqiptare u regjistruar më 25 mars të vitit 2010 në Athinë, teksa Togat zhytëse të Marinës Ushtarake, po zhvillonin një marshim.

Padia civile u ngrit nga përfaqësuesi grek i Komitetit të Helsinkit, i cili megjithatë nuk ishte i pranishëm në seancë për shkak të kërcënimeve me jetë që kishte marrë kohë më parë. Dëshmitar i vetëm ishte gazetari Angelidhis, i cili bëri edhe publik fillimisht lajmin.

"Grek lind nuk bëhet kurrë, gjakun do derdhim o derr shqiptar” me këto shprehje Greqia fqinje cilësoi shqiptarët, për të vazhduar më tej me “I quajnë shqiptarë, i quajnë skopjanus, rroba do të qep me lëkurën e tyre”, u tha në paradë. /Start/

                                                                                             2011-12-21 09:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›