E Diel, 1 Nëntor 2026

Remontet, dhjetëra fshatra e lagje pa energji elektrike

CEZ Shpërndarje bën me dije se punimet do të ketë në Nënstacionin Dinamo, nga ku do të ketë ndërprerje energjie në zonën e Paskuqanit, Bathores, Zallmnerit nga ora 09:30-11:30.

Gjithashtu, punime do të ketë në nënstacionin e Kinostudios, ku ndërprerje energjie do të ketë në Tufinë, Babrru, Komuna Dajt, rruga “Aleksandër Moisiu”, fshatrat Shupa, Shën Mëri dhe Qafë Mollë. Energjia në këto zona do të mungojnë nga ora 12:00-14:00.

Sipas CEZ, punime do të kryhen edhe në nënstacionin 35/6 kV Valias, ku do të mbeten pa energji, fshatrat Kasallë, Bërxull, Fushë Rinas, Cekrezë, Tapizë, një pjesë e Niklës, Laknas, Fushë Kamëz, Valias dhe Frutikulturë (09:00-15:00). Edhe nënstacioni 3 5/6 kV i Karbit, do t’i nënshtrohet riparimeve, ku pa energji do të mbeten rrugët “Thanas Ziko”, “Katër Dëshmorët”, rruga 5 Maji, Rruga Bardhyl, si dhe një pjesë e rrugës Siri Kodra (09:00-13:00).

Edhe në rrethe do të ketë ndërprerje energjie, si dy komuna në Seman, ku punime do të ketë në nënstacionin  Hoxharë 2 (09:00-13:00), në nënstacionin Povelce, ku energjia do të mungojë në Komunën Dermenas (09:00-13:00). Ndërkohë, punime do të ketë edhe në nënstacionin Selenicë të Vlorës, ku ka energji do të mbeten Bashkia Selenicë, si dhe komunat Armen dhe Llakatund, me gjithë fshatra. Energjia në këto zona do të mungojë nga ora 09:00-13:00../S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-21 09:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›