E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Ndryshimi i toponimeve nga shqiptare në sllave, pazar Berishian, për vota

POGRADEC- Aleanca Kuq e Zi gjatë një takimi elektoral në Pogradec, ka reaguar në pas ndryshimit të emrit të komunës nga Liqenas në Pustec.

Përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi duke u shprehur kundër ndryshimit të toponimeve theksuan se “ndryshimi i toponimeve nga shqiptare në sllave, pazar Berishian”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu akuzoi qeverinë se ndryshoi toponimet me qëllim që ti marrë votat fshatarëve. Spahiu i ka bërë apel partive politike për strategji kombëtare për arritjen e një ‘pakti për bashkim kombëtar dhe arrestimin e Berishës’

Pas ndryshimit të emrit të komunës nga liqenas në Pustec, Këshilli Komunal i kësaj njësie të qeverisjes vendore, nuk ka humbur kohë, por ka ndryshuar edhe emrat e 8 fshatrave të saj. Pak muaj më parë mazhoranca dhe opozita në 18 mars 2013 kanë miratuar me konsensus, me plot 120 vota ndryshimin e emrit të Komunës Liqenas, në Pustec.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›