E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Një President për popullin, jo një kukull për Berishën

Share

Tubimi i sotem i AK ne Bulqize

Aleanca KuqeZi i bëri thirrje sot kryeministrit Berisha të ndalë përpjekjet për të kthyer në farsë procesin e zgjedhjes së presidentit dhe t’i kthejë dinjitetin procesit, duke u angazhuar për një president konsensual. Në një tubim në sheshin qendror në Bulqizë, Spahiu tha se Berisha po kërkon një kukull për vete dhe jo një president për popullin.

Shqipëria po rrezikon një izolim të ri për shkak të Berishës. Ne kërkojmë një president shqiptar dhe patriot. Ne kërkojmë një president që ta dojë dhe Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë. Një president i tillë nuk mund të dalë nga kulisat, por nga një vullnet i hapur politik për integrimin. Sali Berisha po kthehet në një rrezik për integrimin dhe izolimin e Shqipërisë, tha Spahiu.

Aleanca Kuqezi ka sugjeruar muaj më parë emrat e Pëllumb Xhufit, Myslym Pashajt, ose Gjergj Bojaxhiut për president.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›