E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rona: Do jap maksimumin. Kritikat? Shtysë për mua

Pas kalimit ne finale

BAKU- Një ditë para finales së Festivalit Europian, Rona Nishliu në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se do të bëjë maksimumin për një prezantim sa më dinjitoz, ndërsa kritikat për këngën, mbeten gjithsesi shtysë për të vazhduar më tej.

Ajo tha se ndjehet mjaft e emocionuar dhe e lumtur që bashkë me ekipin e më të gjithë ata që e mbështetur arritën të dilnim në finale. Rona tha se vazhdon ende të jetë e prekur nga aksidenti tragjik i Himarës.

Lidhur me kritikat që e kanë shoqëruar këngën e saj, këngëtarja nga Kosova u shpreh se, i ka dëgjuar por pavarësisht kësaj ajo i ka falënderuar, pasi për të, çdo fjalë ka qenë një shtysë e madhe.

Rona, e cila do të këndojë e 3-ta në rradhë mbrëmjen finale, tha se e ka ndjerë shumë mbështetjen e shqiptarëve kudo ku janë, madje edhe në Amerikë dhe Australi.

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund ta ndihmojnë këngëtaren Rona Nishliu mbrëmjen e së shtunes duke votuar në kodin 03.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›