E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi letër Ruçit: Të fillojmë negociatat për presidentin


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, dhe njëherësh pjesë e grupit të mandatuarve për negociata, Astrit Patozi, i ka dërguar një letër kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçit, ku i kërkon që të fillojnë negociatat që nesër për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Me jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me negociatorët tuaj në ambientet e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, në ditën dhe kohën që ju e gjykoni të përshtatshme, shkruan Patozi në letërn drejtuar Ruçit.

Patosi shprehet ndër të tjera se në filozofinë e PD-së, zgjedhja e presidentit duhet të shërbejë për ngritjen në një nivel të ri të komunikimit mes forcave politike, por edhe për ngritjen në një stad të ri të emancipimit të shoqërisë sonë demokratike.

Ne jemi të prirur për një proces, sa transparent, aq edhe të qytetëruar, sa gjithëpërfshirës, aq edhe serioz e kushtetues, i cili të nderojë secilin prej nesh dhe atë që ne përfaqësojmë, shkruan Patozi.

Kreu i  grupit parlamentar të PD-së e ka konsideruar zgjedhjen e Presidentit të Republikës si një çështje që u takon ta zgjidhin në radhë të parë faktorët parlamentare.

Patozi letrën e mbyll duke pritur një përgjigje nga ana kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›