E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Po fyhen simbolet e kombit

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar në lidhje me skandalin e mungesës së flamurit shqiptar në takimin mes ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Arben Imami, të zhvilluar 2 ditë më parë në Shkup.

Sipas AK-së, është e papranueshme që ministri shqiptar ka pranuar të ulet në një tryezë pa flamurin e vendit të tij. Po përdhosen simbolet kombëtare nga fqinjët tanë. Turp për ministrin që u ul në tryezë., thuhet në deklaratën e AK-së.

Ndërkohë, AK ka dënuar dhe heshtjen e Tiranës zyrtare për këtë çështje, duke theksuar se po gjunjëzohet përballë fyerjes së simboleve kombëtare. Maqedonia si Mali i Zi i kanë fobi ngjyrat kuqezi. Heshtja e Tiranës zyrtare është një gjunjëzim skllavëror. thekson Aleanca Kuq e Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›