Edi Rama: Kurrë me Ilir Metën, kurrë amnisti për krimet e Berishës!
Kreu i PS, Edi Rama, flet në /Tonight Ilva Tare/
A e keni pare videon Prifti Beqiri?
Skam asnjë dijeni dhe i neveris gjithë këto gjëra, bashkë me gjithë ata që merren me këto gjëra.E vetmja instancë është prokuroria që ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të hetojë gjithçka që ka të bëjë me kapërcimin e kufirit të ligjit. Unë ritheksoj se në Shqipëri duhet të marrë fund kultura e pandëshkueshmerisë dhe e përbaltjes së gjithçkaje, dhe që të marrë fund kjo kulturë sigurisht që është shumë e vështirë, do të kerkojë kohë, por një nga instrumentat themelor është që drejtësia të kryejë punën e saj. E kur drejtësia bie, siç ka rënë në Shqipëri, ka pak gjasë që njerëzit të shpresojnë te zbardhja e gjithë ketij bataku dhe te filtrimi i gjithë këtij llumi.
Zoti Rama, përflitet gjithashtu në media se ka biseda të përgjuara tuajat me Dritan Priftin ku flisni për të ardhmen e tij në Partinë Socialiste apo për emërimin e tij si i treti në listën e Fierit. I keni bërë këto biseda me zotin Prifti?
Unë s’jam këtu për të përfolur të përfolurit, unë jam këtu për të dhënë përgjigje për çfarë unë kam thënë, për çka unë bëj, për çka Partia Socialiste, që unë kam nderin të udhëheq, ka në plan të bëjë.
A keni biseduar me Dritan Priftin për të ardhmen e tij në Partinë Socialiste?
Dritan Prifti nuk është anëtar i Partisë Socialiste, nuk është përfaqësues i Partisë Socialiste, por ëshë një deputet i shkëputur nga rradhët e pushtetit aktual dhe gjithçka kemi parë e dëgjuar është bataku i pushtetit aktual.
Zoti Rama, dua të insistoj pak te videot dhe relativizimi i së keqes. Duke parë dokumentat, faktet tronditëse që dolën nga Wikileaks si për të majtën, ashtu dhe për të djathtën,a sgjë nuk ndodhi as pas Ëikileaks dhe është krijuar përshtypja sikur ju nuk dalloni nga të tjerët.
Në krijimin e kesaj përshtypje kontribuoni edhe ju. Juve duke komentuar Ëikileaks thatë se dolën faktë njësoj si për të majtën dhe të djathtën . Në fakt e vërteta është se e djathta është në pushtet prej 6 vjetësh,ka mandatin për të qeverisur vendin, për të administruar pasuritë kombëtare, për të garantuar mirëqenien e tyre invidiuale,për të garantuar sigurinë e tyre, për tu krijuar atyre një perspektivë nëpërmjet punës. Opozita është në opozitë prej 6 vjetësh dhe është krejtësisht e pavend që të vendoset shenjë barazie ndërmjet tyre dhe aq më pak pastaj të mund të hapet jnë debat përtë ndarë pjesën reciproke të llumit ku po zhytet përdit Shqipëria për shkak se demokracia është kthyer në llumokraci dhe llumokracia ka shkaqe,ka autorësi,ka përgjegjësi. Përgjegjësia është si kudo në cdo vend,e qeverisë.
Ju jeni ndarë me atë pjesë të së shkuarës së partisë socialiste që ka qënë abusive,korruptive me pushtetin në partinë socialiste apo ëshë ende pjesë e partisë socialiste.
Nuk mendoj që problematika e korrupsionit e cila ka shqetësuar opinionin publik në kohën e qeverisjes së partisë socialiste është një problematikë e cila duhet parë dhe duhet trajtuar si një problematic e mishëruar nga persona. Ajo është një problematikë e cila duhet mishëruar në menyrën e qeverisjes në standartet e perfaqësimit dhe në cilësinë e rezultateve,ashtu sikunder jam I bindur se lufta kundër korrupsionit është një luftë ku fushat janë të ndara. Korrupsioni si përgjegjësi ligjore e lufton prokuroria e lufton drejtësia. Korrupsionin si pergjegjësi politika duke ofruar projekte të cilat modernizojnë shtetin,modernizojnë qeverisjen të cilat e bëjnë atë transparente,e bejnë atë të kontrullueshme nga qytetarët,e bejnë të pakapshme nga fijet e interesave të pushtetit. Gjyqet politike janë krejtësisht të pavenda kurse përgjegjësia politike është ajo cka opinioni publik kërkon nga ata që e qeverisën paralelisht me përgjesinë ligjore që është një eskluzivitet I prokurorisë dhe I gjykatave.
Rama për Ish Ambasadori Withers per politikanet shqiptare:
Mendoj se bëhet fjalë për polarizim, për udhëheqës që thjesht nuk kanë në vetvete instinktin demokratik, për ta demokracia është diçka jashtë tyre, është diçka që nuk u vjen për shtat, diçka që ata duhet ta manipulojnë për botën e jashtme, por jo që ata vetë ta praktikojnë, demokracia nuk u vjen nga zemra. Udhëheqësit e sotëm nuk janë bashkues, janë përçarës.Ëithers duket se nuk ka bere dallim por i ka futur te gjithe politikanet ne nje thes. A e gjeni veten te perkufizimi i ish ambasadorit?
Unë mendoj se ju e lexoni këtë frazë jashtë kontekstit të pergjithshëm. Leximi I intervistes së plotë të ambasadorit Ëithers e bën plotësisht të kuptueshme edhe këtë frazë ku ai flet për udhëheqjen e Shqipërisë në një rrugë që po bën që Shqipëria të rrëshqasë duke ngjarë me disa vende që ne nuk duhet të krahasohemi në asnjë mënyrë për cka ato vende kanë si mangësi të renda të demokracisë. Mendoj se ka në Shqipëri sot një sponsorizim shumë të madh të politëkës së baltës për të krijuar idene që këtu janë të gjithë njesoj dhe burimi I ketij sponsorizimi shumë të madh të gjithëanëshem është padyshim pushteti sepse sot qeveria në Shqipëri është kaq e diskretituar dhe kaq e korruptuar saqë nuk eka më të mundur të tregjë duart e veta të pastra por I ka mbetur vetëm që me ato duar të ndotura deri në fund me pisllëk dhe korrupsion të mbledhë përditë baltë dhe të gjuaj mbi opozitën dhe këdo që I bën asaj oponencë për ti thën shqiptarëve që kjo është politika,një gjë e pistë, një gjë e ndyrë,një gjë e zezë,këtu të gjithë njësoj janë kështu që as mos kini iluzionin se mund të ndryshojë dicka për ta mpirë trupin e shoqërisë,për ti mpirë shqisat demokratike të saj dhe për ti dëshpëruar njerëzit deri në pikën që ti kthejnë kurrizin politikës e kur njerëzit I kthejnë kurrizin politikës është e sigurtë që politka bën me ta cfarë të dojë dhe bëhet fjalë sigurisht për politikën në pushtet.
Elektorati kur shikon e zv kryeminister qe ju e akuzoni per vjedhje dhe te mos reagojë me vote do te thote qe mendon se te gjithe te tjeret jane njesoj, te humbasesh zgjedhet pas Gërdecit, pas 21 janarit ose ti fitosh edhe me 10 vota do te thote qe elektorati nuk shikon ku ndryshoni ju. Ky nuk eshte opinioni im, eshte interpretim i votes. Cduhet te ndodhe qe elektorati te kete besim te ju?
E njoh mirë këtë interpretim,po nuk e ndaj sepse përsëris që pas Gërdecit e pas 4 vitesh me shumë dshtime sesa arritje PS nuk I humbi zgjedhjet por u vodh nga keqqeverisja e deshtimeve dhe manipulimeve kështë që të flasim sot duke marrë të mirëqenë vjedhjen e zgjedhjeve dhe ta drejtojmë përsëri gishtin opozitës besoj se është pjesë e kesaj psikoze që kërkohet te krijohet përditë tek Shqiptarët .. Unë nuk do të hy këtu në diskutimin 10 vota apo 10 000 vota,dua të përsëris se në fund të fundit demokracia është votë e lirë,zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat materializohen në process numërimi ku ska ndojnë kusht sesa duhet të jetë diferenca po ku ai që ka një votë më shumë është fituesi. Besoj që të analizosh atë që ndodh sot në Shqipëri duke parë aritmetikisht rezultatet e zgjedhjeve të cilat janë vjedhur herën e parë në erresirë deri,errësirë që u mbajt e kycyr deri në fund në kutitë që u refuzuan të hapën dhe pastaj në ditën me diell në mes të të Tiranës do të thotë të humbasës fokusin nga themelet e gjithë kësaj problematike të rëndë që ka sot Shqipëria.
Megjithatë edhe për shkak të kësaj problematike që ju sapo thatë zoti Rama është krijuar pështypja që ju nuk jeni në gjendje ta sillni në pushtet partinë socialiste. A mos do të ishte më mirë të kishit pranuar ta ndanit pushtetin në 2009,mos ndoshta u treguat pak egoist?
Nuk ekuptoj pyetjen sepse ne nuk patëm mundësi të negociojmë asgjësend pasi u krijua një shumicë e cila ishte shumica e krijuar prej atyre që I vodhën votat për të hyrë në qeveri dhe prej atyre që hynë në qeveri për të vjedhur dhe koha provoi që rrënjët e ketij koalicioni që sot vazhdon të qeverisë janë vjedhja,vjedhja dhe vetëm vjedhja.
Nuk negociuat në 2009 me Metën për të hyrë në qeveri së bashku PS LSI?
Jo.
Do beni ta bëni në 2013?
Jo.
Do të jetë një fitore me cdo kusht? Do të përpiqeni të beni aleanca për të hyrë në pushtet me cdo kusht apo do të përpiqeni që të merrni pushtetin ta siguroni atë pa alenca?
Në qoftëse pushteti me cdo kusht nenkupton bashkimin me cdo hajdut është një pushtet që nuk u duhet shqiptarëve dhe nuk më intereson as mua dhe nuk përputhet gjekundi me vizionin dhe me misionin e PS. Ne sot jemi përpara shqiptarëve me një ofertë të qartë politike dhe problematike. Ne sot u themi Shqiptarëve që disponojmë një program për ta rilindur Shqipërinë dhe njekohësisht kemi të gjithë vullnetin për ta vënë në jetë atë program. U takon shqiptarëve ta zgjedhin,ta mbështesin masivisht këtë program dhe PS bashkë me opozitën e sotme për tu ndarë nga kjo e keqe e madhe që I ka mbërthyer në fyt në ekonominë e tyre familjarë por edhe në jetën e tyre shoqërore dhe unë jam I bindur që shqipëtarët do ta bëjnë këtë.
Për Bamir Topin dhe bashkëpunimin me të.
Në Shqipëri fliten shumë gjëra madje përfliten edhe më shumë sec fliten. Ajo cka dua të përsëris është që ne jemi të fokusuar për të komunikuar intesivisht me shqipëtarët vizionin tone programin tone dhe vullnetin tonë për ta qeverisur krejt ndryshe,për ti dhënë shqipëtarëve mundësinë e një ndryshimi radikal në të gjitha aspektet duke filluar nga qeverisja të cilën ne duam ta transformomë në përmbajtje dhe në formë. Se cfarë ndodh ne anën tjetër të kampit të fushës së politikës ky nuk është as projekti ynëdhe as interesi ynë sot. Në të djathtë ka një krizëtë thellë të moralit.ka një kalbëzim të rëndë që vjen si pasojë e zhytjes në llumin që kuterbon cdo ditë e më shumë dhe padyshim ka individ dhe forca që synojnë të japin një alternativë të ndryshmë për qellimet dhe arsyet e tyre. Bamir Topi është Presidenti I Republikës e kam thënë dhe e persëris që është një President I cili rezultoi në përfundim të mandatit të tj si një figurë që mbajti distancë nga të dyja palet. Në mund të bëjmë shumë verejtje por nuk mund të mos themi që nuk ishte kukulla apo shërbëtori I kesaj qeverie të tranformuar në rregjim. Nese ai ka një projekt politik, padyshim që ky është projekt I së djathtës, ka të bëjë me fatet e së djathtës. Nuk është projekt që lidhet me vizionin apo programin e PS dhe të aleancës për të ardhmen.
Po zoti Spahiu ?
Zoti spahiu është një fenomen disi i ndryshëm,I cili mbetet për tu parë.
Shifrat janë kokëforte,kanë treguar që Shqipëria është e ndarë në dysh. Ju do u duhen ato përqindje për tju sjllë një pushtet. Ku do ti gjeni?
Shifrat që kanë nxjerrë vjedhjet janë kokëforte,pushteti kërkon të qendrojë kokëfortësisht aty ku është duke vazhduar të vjedhë. Janë shqipëtarët ata të cilët duhet të gjejnë forcën,duhet të gjejnë pasionin për t u bërë bashkë dhe për ta rrezuar njëher e mirë këtë mur kokëfortësie që mban Shqipërinë të ndarë nga Europa,që mban shqipëtarët të ndarë nga një Shqipëri si ajo që duam dhe meritojmë.
Shqiptarët duan të frymëzohen sic thatë edhe ju. Jeni në gjendje ta bëni këtë?
unë mendoj që nuk ka qënë mungesa e frymëzimit që ka lënë në pushtet këtë kastë e cila po grabit dhe që po rrenon përditë Shqipërinë ,por ka qënë pikërisht ushtrimi I forcës dhe vjedhjes së zgjedheve. Zgjedhjet në Shqipëri janë vjedhur dhe aty ku vidhn zgjedhjet cdo analizë mbi shifrat nuk kanë asnjë vlerë.
E përjashtoni në mënyrë katorige një bashkëpunim me Meten?
Ne do bashkupunojmë më të gjitha forcat politikë dhe me të gjithë qytetarët shqipëtar që duan një Shqipëri tjetër,që duan një qeverisje krejt tjetër dhe që duan rezultate krejt të ndryshme nga këto rezultate të qeverisjes së ketyre viteteve dhe për ta bërë këtë nuk mund të bashkohemi me ata që janë pjesë e probemit.
Për cilin problem flisni zoti Rama?Gjykata e lartë në 16 janar e ka nxjerrë të pafajshëm zotin Meta.
Dhe ju e besoni këtë?
Unë nuk jam për tju përgjigjur pyetjeve tuaja ,unë nuk jam elektorati juaj. Ju duhet të bindni elektoratin tuaj dhe jo mua.
E pra as ju nuk e besoni këtë.Asnjë shqipëtar nuk e beson këtë.
Unë besoj vendimet egjykatave të ketij vendi.Ju I besoni këto gjykata?
Urime për verbërinë por unë nuk besoj në të tilla vendime sepse pastaj do të duhej të mos besoja në dritën e syve të mi dhe shqipëtarët nuk besojnë në të tilla veprime se pastaj do duhej të besonin në verbërinë e tyre dhe në një marrëzi që nuk e kan pavarësisht se kjo qeveri vazhdon ti trajtojë si të ishin të marrë duke I thënë se atë që patë nuk e patë,atë që degjuat nuk e degjuar,atë që jetoni nuk po e jetoni,jeni të lumtur sepse ekonomia po fluturon drejt majash ku të tjerët po na shohin me zili,sepe ju sot keni në xhep më shumë sec kishit më parë,sepse kur shkoni në spitale ju keni shërbim më të mirë se më parë,sepse kur shkoni në shkolla keni një arsimim më të mirë se më parë e të gjitha këto nuk janë në fakt realiteti I përditëshem I shqipëtarëve dhe shqipëtarët pavarësisht se mund të mos jeni të gjithë të shkolluar janë të gjithë mjaftueshmërisht të mencur e të arsyeshëm për të kuptuar që kjo është një tallje madhe. Ajo që ben të veshtirë afrimin e tyre të gjithëanëshem nga të gjitha rruget dhe anët drejt fushës së ballafaqimit politik është dicka tjetër,është varfëria,është shtrengesa gjithmonë e më e madhe dhe e qellimshme e pushtetit për ti asgjësuar si forca vendimarrëse me votën e tyre dhe padyshim është edhe një trysni e përgjithshme mbi lirinë dhe mbi lirinë e shprehjes në vecanti.
Shqipëtarët që përfaqësoni ju,shqipëtarët e vlerësojnë këtë që thatë por shqipëtarët që vlerësojnë zotin Meta dhe votojnë zotin Meta besojnë që fitoi 5 me 0.
Unë e dyshoj shumë këtë ,jashtëzakonisht shumë. Unë e dyshoj shumë që dhe ata që brohorisnin në sallën e 5 me 0-s e besonin këtë. Të tjera arsye e benin të brohorisnin dhe unë ndjej keqardhje për ta.
Keni ushtruar ju presion sic thotë zoti Meta në prokurori që të denohej Meta?
Që të thuash që opozita ushtron presion do të thot të thuash një tjetër brockull të madhe dhe të kërkosh tu imponosh shqipëtarëve një tjetër genjeshtër të madhë sepse opozita sot është viktim e drejtësisë kur ka kërkuar të trajtojë në rrugën e drejtësisë ceshtje madhorë dhe të verteta që I ka parë tërë populli me sy Është victim e drejtësisë edhe kur është ballafaquar me banda gjykatësish të korruptuar të cilët kanë marrë përsipër të ndeshkojë deputet të opozitës për të verteta të thaë hapur. Opozita nuk ka asnjë menyrë dhe asnjë rrugë për ti bërë presion drejtësisë dhe ndërkohë ne nuk kemi në AND tonë si forcë politike presionin ndaj drejtësisë.
Zoti Meta ka thën që ka qën një video e montuar dhe e realizuar nga ju me zotin Prifti.
Mendoj se kemi biseda shume me interesante për të bërë dhe mund të bejmë dicka për mos ta fyer inteligjencën e ketij populli,e atyre që na shohin dhe na degjojnë duke u marrë me marrëzitë e një njeriu të dëshpëruar. Unë mendoj që sot më takon të flas për 21 janarin. Më takon të flas për faktin se sot e gjithë ditën nuk është bërë drejtësi,më takon të flas për të vertëtën e
