E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e Vetevendosjes, policia nxjerr urdhër operativ

Lidhur me protestën e sotme të Vetëvendosjes, Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka bërë publik sot Urdhrin Operativ si dhe  shkresën e adresuar qytetareve të Kosoves. Në komunikatën e PK-së thuhet se me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e nesërme nga subjekti politik Vetëvendosja,  Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar Urdhrin Operativ të quajtur Lëvizja dhe Qarkullimi i  Lirë 2.

Qëllimi strategjik i këtij urdhri operativ është;

* Siguria e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, Mbajtja e Rendit dhe Sigurisë Publike dhe Zbatimin e ligjit.

* Shtimin e masave të sigurisë për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave përgjatë rrugëve nga vendkalimi kufitar Merdare për në Prishtinë e tutje, si dhe nga vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë për në Gjilan e tutje etj.

* Fokusimi dhe garantimi në mbarëvajtjen e qarkullimit të trafikut me qëllim të qarkullimit të lirë në rrugë si dhe moslejimi i vendosjes së pengesave në rrugë dhe në vendkalime kufitare etj.

Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit do ti ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve  në fuqi  dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve si dhe mallrave përmes  vendkalimit kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë dhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që tu shmangen të gjitha veprimeve të kundërligjshme dhe të mos bien pre e provokimeve.

Policia e Kosovës po ashtu i është drejtuar përmes një shkrese qytetarëvë, ku ka kujtuar obligimet e Policisë për ruajtjen e rendit dhe ligjit, si dhe të drejtat e qytetarëvë sipas ligjit për tubimet publike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›