E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti letër Prokurorisë: Më kërcënuan, donin të më vrisnin

Duke reaguar ndaj një shkrimi në gazetën “Rilindja Demokratike”, Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar se kjo letër është trajtuar zyrtarisht dhe është protokolluar sapo ka ardhur në Zyrën e Protokollit, dhe si dokument është e do të mbetet në arshivën e këtij institucioni.

Në njoftimin zyrtar Prokuroria shprehet: “Duke marrë shkas nga elementët denigrues dhe të pavërtetë që janë shkruar në këtë media, bëjmë me dije se përmbajtja e letrës së Priftit është tërësisht e ndryshme nga ajo çfarë thuhet në këtë gazetë. Me këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme shprehet se është e vendosur të kryejë detyrën e saj kushtetuese, pavarësisht insinuatave të ndryshme që synojnë të devijojnë angazhimin e prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë në hetimin e çështjeve që janë në fokus të vëmendjes së opinionit publik”.

Edhe Prifti në një reagim të tij e cilëson abuzim dhe të pavërtetë shkrimin e gazetës Rilindja Demokratike. “Unë i kam shkruar Prokurores së Përgjithshme, letër tepër sekret për disa shqetësime personale lidhur me sigurinë time për të cilën kërkova të hetohet. Kam marrë telefonata dhe mesazhe telefonike për dënim me vdekje dhe isha shumë i shqetësuar“, deklaron Prifti.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-21 21:04
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›