E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK: Po integrimit në BE, kundër haraçit grek

TIRANE- “Kunder bisedimeve te fshehta me Athinen dhe kunder haracit grek si kusht per mbeshtetje ne BE”. Me kete parrulle, Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para ministrisë së Jashtme, nderkohe qe ne te kane hyre ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini dhe ai grek, Stavros Lambrinidis.

Duke folur per mediat, perfaqesues te aleances i kerkojne qeverise dhe ministrise te beje transparente bisedimet me diplomacinë greke. Sipas tyre, bisedime me dyer te mbylluara nuk mund te tolerohen, kur flitet per fatin e kombit dhe kufijve.

Ata apelojne se nuk duhet të bëhet kompromis me çështje kombëtare duke shtuar se rruga drejt Bashkimit Europian nuk kalon përmes Athinës por duke përmbushur kriteret e kërkuara.

“Qeveria të mos bëjë kompromis me çështjen shqiptare. Ne jemi pro integrimit të vendit në Bashkimin Europian por jemi kundër haraçit grek kanë deklaruar përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›