AK: Qeveria shkeli marrëveshjen për referencat me Kosovën. Ne do krijojmë ekonomi tregu të përbashkët
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas përplasjes me Shqipërisë dhe Kosovës për çmimet e referencës në doganë për produktet që vijnë nga Kosova. Aleanca Kuq e Zi tha se qeveria po tregon se është simotër e Serbisë.
Qeveria shqiptare shkeli marrëveshjen e çmimeve me Kosovën. Qeveria jonë shkeli marrëveshjen e vendosur për çmimet e referencës. Me këtë akt qeveria Berisha tregoi se është kundër bashkimit kombëtar. Qeveria shqiptare dhe ajo serbe kanë politika të njëjta për Kosovën. Politika e Berishës është simotër e politikës serbe në Kosovë, thuhet në deklaratën e AK.
Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar se synimi i tyre është bashkimi me Kosovën. Ne do të krijojmë ekonomi tregu të përbashkët me Kosovën. Bashkimi me Kosovën është objektivi ynë strategjik. Është i pakuptimtë reciprociteti me ekonominë e Kosovës. Në kuvendin e majit do prezantojmë strategjinë kuqezi për bashkim, thekson deklarata e AK.