E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania ul taksen progresive

Taksa progresive e aplikuar në Britaninë e Madhe prej shumë vitesh duke ndikuar në rritjen e borxhit publik dhe deficitit e ka detyruar qeverinë e Cameron të marrë masa urgjente duke u fokusuar tek reforma e sistemit tatimor. 
Në projektbuxhetin e ri të paraqitur nga ministri britanik i Financave parashikohet që deri në vitin 2017 të reduktohet deficiti buxhetor dhe të prezantohet një buxhet i balancuar. Lehtësimi në taksa mbi të pasurit do të bëjë që norma tatimore për të ardhurat më të larta duke filluar në prill të vitit të ardhshëm do të ulet me 5%, një sinjal ky që sipas Osborne do të tërheq më shumë investitorë në vend. Me buxhetin e ri qeveria britanike i ka dhënë fund menaxhimit të krizës të shkaktuar nga kriza e kredive dhe ka hapur  një kapitull të ri dedikuar rritjes ekonomike.
Kjo do të arrihet përmes një instrumenti që është konkurrenca në politikën fiskale për bizneset. Pavarësisht reduktimit kompleks të defiçitit, Londra ka zgjedhur të përshpejtojë uljen e taksave për korporatat dyfish nga parashikimet, duke synuar në të ardhmen uljen e taksës mbi përfitimet e bizneseve deri në 20%. Menjëherë pas këtij lajmi një nga grupet farmaceutike më të mëdha botërore Glaxo, ka garantuar 500 mijë stërlina për t’i investuar në impiantet britanike duke siguruar punësimin e të paktën një mijë vendeve të reja të punës.
Por jo vetëm kaq, duke reaguar me politikën e taksave të ulëta, Londra i përgjigjet një kërkese specifike, t’i rikthejë frymëmarrjen sektorit industrial. Që nga 2008 e më tej Britania e Madhe e ka kuptuar se nuk mjafton më financa për rritjen. Me uljen e taksës progresive qeveria britanike ka identifikuar problemin e ekonomisë duke sjellë zgjidhje të reja. Rruga e zhvillimit tashmë do të bazohet në uljen e taksave dhe zhvillimin e infrastrukturës. Të dy këto manovra janë prioritare në axhendën e ministrisë së financave britanike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›