Nafta, Financat hapin garën për koncesionin e kontrollit
Kompania do të ketë këtë të drejtë për 10 vjet. Si do injektohet ngjyruesi.
Në mes të këtij viti qeveria do të kalojë plotësisht te privati monitorimin e sektorit të karburanteve në vend, si për sa i përket cilësisë, ashtu edhe pagesës së taksave. Ministria e Financave ka njoftuar mbi hapjen e procedurës së tenderimit për zgjedhjen e koncesionarit që do të kryejë këtë funksion. Shënjimi apo markimi i naftës do të bëjë të mundur kontrollin më efikas të tregut, duke ulur kështu evazionin fiskal dhe abuzimet në cilësi, të cilat janë lakuar shpesh për këtë sektor.
Kontrata
Qeveria do të japë për 10 vjet me koncesion markimin dhe monitorimin e tregut të karburanteve në vend. Kompanitë që do të shfaqin interes për këtë aspekt do të duhet të plotësojnë kushtet teknike dhe ligjore. Ministria e Financave, që do të jetë edhe autoriteti kontraktor, ka përcaktuar qartë kushtet e pjesëmarrjes në procedurën e dhënies me koncesion të këtij shërbimi. Data 14 maj do të jetë data e hapjes së ofertave të kompanive të interesuara, ku komisioni i vlerësimit do të marrë parasysh përmbushjen e kritereve dhe do të bëjë renditjen e ofertuesve. Pas kësaj, komisioni do të dalë me një fitues të këtij koncesioni, duke e kaluar përgjegjësinë e monitorimit nga shteti te privati. Monitorimi i tregut të karburanteve në vend është bërë nga Inspektorati Qendror Teknik.
Markimi
Markimi i naftës nënkupton integrimin e një strukture tjetër të lëngshme në naftë, si të importuar, ashtu dhe atë të prodhuar në vend. Në procesin e markimit nafta automatikisht kalon procedurat e nevojshme të pagesës së detyrimeve, si dhe vlerësimin e cilësisë sipas standardit. Markimi i naftës do të bëhet nga një përbërës i lëngshëm, i cili shfaq karakteristika unike, nuk është i kopjueshëm, nuk ndryshon karakteristikat e naftës. Nëse gjatë monitorimit në treg që do të kryejë koncesionari do të haset naftë që nuk përmban të integruar edhe lëndën markuese apo shënjuese, atëherë do të identifikohet lehtë edhe pjesa që vepron në mënyrë informale dhe pa paguar taksat.
10 vjet do të jetë afati i koncesionit për markimin dhe monitorimin e karburanteve në vendin tonë. Ministria e Financave ka shpallur tashmë të hapur tenderin për shprehje interesi nga ana e kompanive të interesuara.
Nafta në bursë
Çmimi i naftës në Bursën e Londrës prej ditësh vijon të mbetet në nivelet 125-126 dollarë/fuçia. Çmimet e larta në bursë duket se mbajnë si arsye tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, e kjo gjatë këtij viti ka ndodhur shpesh. Ndërkohë, në vendin tonë çmimi i një litri nafte vijon të mbetet 198 lekë për litër, kurse benzina në 199 lekë për litër. Efekti i bursës ndikon direkt edhe për tregun vendës, për shkak se një pjesë e mirë e naftës importohet.
NERTILA MAHO
Ministria e Financave ka njoftuar mbi hapjen e procedurës së tenderimit për zgjedhjen e koncesionarit që do të kryejë këtë funksion. Shënjimi apo markimi i naftës do të bëjë të mundur kontrollin më efikas të tregut, duke ulur kështu evazionin fiskal dhe abuzimet në cilësi, të cilat janë lakuar shpesh për këtë sektor.Kontrata