E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqipëria është vend unik, duhet të zhvillojmë më shumë turizmin. Vendorët nuk po vjelin taksat

Share

Kryeministri Sali Berisha foli në një konferencë për vendorët, duke theksuar se vendin tonë e kanë vizituar 4 milion turistë në një vit.

Ai tha se do ketë më shumë kompetenca për autoritetet vendore. Berisha tha se vendorët duhet të bëjnë më shumë për mjedin për të thithur turistët. Ai shtoi se Shqipëria është një vend unik dhe se turizmi është leva për të luftuar varfërinë në vend.

“Shqipëria ka njohur zhvillim të paprecedentë në krahasim me vendet e tjera sa i takon qeverisjes lokale. Shqipëria është një vend me të ardhurat e mesme të larta dhe është më mirë se sa pesë vende të Bashkimit Evropian”, tha Berisha.

Qeveria ime është e vendosur të bashkëpunojë me ju, të thellojmë më shumë autonominë e qeverisjes suaj. Tirana ka filluar procesin e partneritetit publik privat, ky shembull të merret nga të gjitha njësitë e tjera vendore, pasi përbën një avantazh të madh për ju. Jam i vetëdijshëm që problemet kryesore tuajat janë ato financiare, por në përpjekjen e parë që qeveria vendosi të kalojë taksat e biznesit të vogël nën administrimin e vendorëve, mund të them që në tërësi nuk pati sukses, komentoi Berisha.

Por Berisha ka kritikuar mefshtësinë e shfaqur nga pushteti vendor përsa i përket mbledhjes së taksave.

“Në përpjekjen e parë kur qeveria vendosi të kalojë tërësisht taksat e biznesit të vogël në autoritetin e qeverive vendore nuk mund të them se patëm sukses të madh. E vërteta është që një numër jo i vogël bashkish dhe komunash bëjnë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim, por në tërësi ato që mblidhen janë qartësisht më pak se sa duhet të ishin”, tha Berisha.

Ndërsa mosvjeljen e taksës së pasurisë kryeministri ia ka faturuar fajin burokracisë.

“Përvec taksës së biznesit të vogël një taksëe themelore në cdo demokraci e cila nuk mund të jetë kund tjetër vecse e administruar nga ju, është taksa e pronës. Mbledhja e ëksa takse të dashur kryetarë dhe kryetare bashkishë dhe komunash është absolutisht në limite të paparanueshme. Por kjo taksë në qytetet tona, kjo taksë në komunat me një gjallëri të vërtetë nuk përbën asnjë vështirësi tjetër përvec atyre burokratike”, theksoi kryeministri.

Ndërkohë që Berisha fliste për këtë çështje, shtatë gra tentonin të vetëvriteshin në një pallat në ndërtim në komunën e Kasharit, e tejmbushur me ndërtime pa kriter dhe pa asnjë infrastrukturë. Të tilla ndërtime kanë pushtuar mbarë vendin, e sidomos bregdetin. Ambasadori danez u ankua për diçka të tillë para pak ditësh. Qeveria nuk ka kontrollin mbi territorin dhe është ky zhvillim kaotik që tremb më shumë turistët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›