E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK Rama pagoi sondazhet false te Piepoli

Aleanca Kuqezi do të dorëzojë në Prokurori një dosje, ku thotë se gjenden fakte të cilat vërtetojnë se sondazhi i institutit italian “Piepoli” është fals dhe nuk është realizuar ndonjëherë. Sipas AK, “Piepoli” është paguar 30 mijë Euro nga Partia Socialiste dhe kryetari i saj Rama, për të nxjerrë këtë forcë politike me një avantazh prej 9%. AK theksoi se ky sondazh i manipuluar, tregon fytyrën e vërtetë të kujt pretendon se është Rilindja, por që nuk është tjetër veçse kufoma e politikës shqiptare.
Sondazhi i “Piepoli” kuotonte Alencën Kuqezi në 5.5%, nivel që konsiderohet shumë i ulët nga kjo parti. Për këtë, AK do t’i kërkojë Prokurorisë shpalljen “non grata” të institutit Italian Piepoli, për mashtrim publik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›