E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton kandidatet e PS-se per Qarkun e Durresit

Edi Rama prezantoi në Durrës kandidatët e Partisë Socialiste për këtë qark. Një ekip që kryetari tha se do t’i mundësojë PS-së një fitore historike.

Megjithëse vetë kandidon në Vlorë, Edi Rama pohoi se nuk kishte vend më të mirë se Durrësi për të nisur zyrtarisht fushatën elektorale.
Pasi la të gjithë kandidatët socialistë të këtij qarku që të prezantohen, kryetari u shpreh i bindur se në Durrës do të arrijë një fitore historike.

Pasi përsëriti disa prej pika kryesore të programit të tij elektoral, Rama shpjegoi se vota për PS do të heqë frikën nga shpirti i shqiptarëve.

Rama shprehu mirënjohjen e tij edhe për Gazmir Bizhgën, Hazir Gashin dhe Edison Konomin, tre deputetët e këtij qarku, të cilët nuk janë më pjesë e listës së kandidatëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›