E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shqyrton sërish sot listat e kandidatëve

Kur fushata zgjedhore hapet formalisht pas dy javësh, dhe kur partitë politike vijojnë serinë e takimeve me votuesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton një nga një dokumentat konkurruese të mbi 60 partive të vogla, shumica të panjohura, që janë rreshtuar pas dy partive të mëdha në aleancat e ndërtuara për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

KQZ shqyrtoi dje emrat e 31 partive dhe vazhdon sot të diskutojë për afro 25 të tjerave, një pjesë jo e vogël e të cilave kanë mangësi dhe janë kthyer për plotësime dhe saktësime.

KQZ miratoi listat shumemërore të kandidatëve të 23 partive politike, por ktheu për plotësime listat e 8 partive politike brenda 3 ditësh.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë depozituar lista shumemërore me kandidatë 66 parti politike, 4 nga të cilat konkurrojnë më vete, ndërsa janë regjistruar edhe 3 kandidatë të pavarur.

Afati i fundit i miratimit të listave me kandidatë është 14 maji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›