E Diel, 1 Nëntor 2026

AK: Reciproritet me Greqinë. Nëse ata duan detin, ne kërkojmë të na rikthejnë Çamërinë

Aleanca KuqeZi ka reaguar për ngjarjet e fundit me Greqinë, duke theksuar se do të kërkojë reciprocitet, për të gjitha incidentet e ndodhura mes dy vendeve.

Aleanca KuqeZi  ka kërkuar nga ana e Ministrisë së Jashtme greke “reciprocitet për gjyqtarët që dënojnë shqiptarë, reciprocitet si pronat e çamëve dhe minoritarët, reciprocitet në kufi për gazetarët grek.

Duke u ndalur tek marrëveshja e përfolur për kufirin detar, Aleanca është shprehur sërish për reciprocitet. Sipas Aleancës, nëse Greqia kërkon pjesë nga deti shqiptar, atëherë ne kërkojmë që të na rikthehet Çamëria.

Sipas Aleancës, pazari që është duke ndodhur mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të marrë fund me largimin e Berishës nga pushteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›