E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Akuza e opozitës për koncensione ujërash, shpifje dhe trillime

Kryeministri Berisha i ka cilësuar si ziliqare dhe trillime deklaratat e opozitës se kur të vijë në pushtet nuk do të njohë asnjë koncesion të dhënë nga qeveria. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha ka theksuar se këto deklatata kërcënojnë investitorët.

Këto deklarata ziliqare, keqdashëse, të cilat kërcënojnë investitorët se nuk do njohin këto marrëveshje, se po jepen ujëra me koncesione, janë shpifje dhe trillime të pandershme. Absurditeti i tyre nuk është përfilluar nga investitorët vendas dhe të huaj.

Dalin çdo tre ditë. Sa më shpesh dilni, aq më shumë largoheni me shpejtësi të rrufeshme nga horizonti i pushtetit. Kush është ai që do votojë ata që thonë do kthejmë kohën mbrapa dhe do privojnë shqiptaret nga pasurit ë tyre dhe pushimet vetë i kalojnë në kroçera. Janë bërë dhe virtual tani, rroftë ciu-ciu. tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha ka ironizuar deklaratat e kreut të PS-së Edi Rama, në rrjetin social Twitter, duke theksuar projekti për Shqipërinë dixhitale nuk kishte të bënte me krijimin e opozitë virtual.

Ata duan ti privojnë shqiptarët dhe pushimet i kalojnë nëpër kroçera dhe janë bërë virtual. Shqipërinë dixhitale nuk e krijuam për të krijuar opozitën virtuale. Rrjetet sociale nuk duhet të deformojnë qëllimin e tyre, ato janë për të shumuar komunikimin mes njerëzve, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›