E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: LSI, kontribut për integrimin, përparësi zhvillimi ekonomik i Shqipërisë

22-08-2012 / Gazeta 55

LRI kamping veror në bregdetin e Jalës
 
Lëvizja Rinore për Integrim po organizon një kamping rinor në bregdetin e Jalës, ku qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria, anëtarë dhe simpatizantë të forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim marrin pjesë në aktivitetet politike, kulturore dhe argëtuese gjatë qëndrimit 5 ditor në bregdetin e Jonit. Kampingu “LRI, Jalë 2012”, u hap nga zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe nga Kryetari i LRI- së, Endrit Braimllari.
Në fjalën e tij, Haxhinasto ka përgëzuar të gjithë të rinjtë e LRI-së për kontributin e tyre në rritjen elektorale dhe cilësore të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai falënderoi të rinjtë për energjinë pozitive që ata i japin çdo ditë LSI-së, ndërsa theksoi se LSI është një forcë politike e cila ka kontribuar për të gjithë shqiptarët, ka kontribuar për integrimin e tyre, para së gjithash mes vetes.
Një tematikë themelore për LSI-në, Haxhinasto ka prekur çështjen e punësimit dhe programit ekonomik.
Në takimin e zhvilluar në bregdetin e Jalës, Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari, ka folur dhe për organizimin e forumit rinor. Ai ka theksuar se pas rezultatit shumë pozitiv që u arriti forumi rinor në zgjedhjet e kaluara, duhet të ketë investime për të pasur rezultate pozitive edhe në zgjedhjet e ardhshme.
Ai përmendi këtu se bilanci i përfaqësimit të LRI-së në Këshillat Bashkiake në të gjithë vendin do të jetë një objektiv madhor për të dalë më të suksesshëm në zgjedhjet e vitit 2013, që rinia shqiptare të përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me të njëjtin bilanc.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›