Rehabilitimi i disa rrugëve në Tiranë, Basha inspekton punimet
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar sot disa nga segmentet rrugore të kryeqytetit në të cilat Bashkia ka ndërhyrë për rehabilitimin e tyre.
Pasditen e së shtunës Basha ndaloi në rrugën “Kujtim Laro” në segmentin rrugor nga ura “Irfan Tomini” deri tek “Vasil Shanto”. Deri tani ka përfunduar rehabilitimi i 80 rrugëve nga 92 që janë parashikuar për ndërhyrje të menjëhershme për shkak të amortizimit të madh të tyre.
Rehabilitimi i rrugëve është parashikuar të përfundojë brenda këtij muaji. Bashkia Tiranë sqaron se ndërhyrja në këto akse nuk lidhet me investimet që janë parashikuar në buxhetin e vitit 2012 të Bashkisë së Tiranë.
Për rrugët që janë parashikuar për t’u ndërhyrë me buxhetin e këtij vitit janë drejt përfundimit projektet dhe zbatimi i tyre do të fillojë në fillim të majit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)