E Diel, 1 Nëntor 2026

Një anije "fantazmë" lundron drejt Kanadasë

KANADA- Një anije fantazmë po lundron drejt Kanadasë. Kështu raportojnë mediat në mbarë botën për një anije që prej më shumë se 1 vit lundron nëpër det dhe të gjithë e mendonin të fundosur.

Bëhet fjalë për një peshkarexhë japoneze që arriti t’i shpëtojë cunamit të 11 marsit të vitit të kaluar dhe tashmë është pikasur nga një avion i forcave të mbrojtjes kanadeze.

Tani anija ndodhet rreth 120 milje larg ishujve Mbreteresha Karlote, pranë kepit Seint Xhejms në brigjet e Kanadasë. Në bordin e saj nuk ka asnjeri e megjithatë anija ka lundruar për më shumë se 10 mijë km distancë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›