AK, Spahiu: Rilindjes së kufomave iu shtuan 4 fosile. Nesër të gjithë në shesh kundër Berishës
Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu u bëri edhe një herë thirrje shqiptarëve që të protestojnë nesër, më 1 maj në sheshin Skënderbej kundër kryeministrit Berishës.
Përmes një deklarate për mediat, Spahiu akuzoi drejtuesit e dy partive të mëdha kreun e PD-së Sali Berisha dhe atë të PS-së Edi Rama si antishqiptarë që nuk do të munden dot të pengojnë bashkimin kombëtar të iniciuar nga AK.
Më tej Spahiu komentoi edhe largimin e disa drejtuesve politikë nga AK duke i cilësuar fosile.
Dje rilindjes së kufomave iu bashkuan 4 fosile, tha Spahiu.
30 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
AK, Spahiu: Rilindjes së kufomave iu shtuan 4 fosile. Nesër të gjithë në shesh kundër Berishës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email