E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA zhvendos flotën në Paqësor, Kina i thotë jo

Lajmin e ka bërë publik vetë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, i cili ndër të tjera siguroi që ky vendim i Uashingtonit nuk do të shkaktojë konflikte dhe tensione në roportet me Kinën.

“Ky vendim nuk është një sfidë kundër Kinës. Të dy shtetet kanë interesa të përbashkëta në zhvillimin dhe përmirësimin e sigurisë në rajon”, deklaroi Paneta.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Pekinit zyrtar, i cili nëpërmjet një komunikate ka paralajmëruar dhe ka bërë të qartë se prezenca amerikane në rajon nuk është e mirëpritur.

”Amerika duhet të tregohet e kujdesshme që të mos trazojë ujrat e qeta të Oqeanit Paqësor”, shkruhej në komunikatë.

Ky qëndrim i Kinës është në vazhdën e linjës së ndjekur që më pare prej saj, që është kundër interesit të shtuar amerikan për atë rajon.

Tensionet mes SHBA-së dhe Kinës kanë qenë të hershme dhe ato lidhen kryesisht me mbështetjen që i jep Uashingtoni zyrtar Tajvanit, i cili konsiderohet si një krahinë separatiste dhe i kërcënuar vazhdimisht me ndërhyrje ushtarake nga Kina, nëse bën çdo përpjekje për njohje formale të pavarësisë.

Një tjetër burim tensionesh është Deti i Kinës Jugore, të cilin Pekini e konsideron si të tijin, ndërsa nga ana tjetër Tajvani, Vietnami, Malajzia, Singapori, Brunei dhe Filipinet kanë gjithashtu pretendime territoriale.

Po ashtu një tjetër problem që lëkundi mardhëniet mes këtyre dy superfuqive janë akuzat që SHBA-ja ngriti kundër Kinës për organizim të sulmeve kompjuterike  që synonin përvetësimin e paligjshëm të të dhënave dhe informacioneve shtetërore dhe të kompanive private.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-03 11:52
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›