Libani nën ethet e krizës siriane, ushtria në rrugë

Kriza siriane kalon kufinjtë e saj në drejtim të fqinjëve. Të inkurajuar nga situate në Siri, mbështetës dhe kundërshtarë të Presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad-it, kanë pushtuar rrugët e qytetit port duke u përleshur mes tyre me armë automatike dhe granata.
Autoritetet vendase u detyruan të vendosinin në qytet trupa të ushtrisë për të stabilizuar situatën, por tensioni mbetet ende i lartë, ashtu si dhe rreziku për përleshje të reja.
Tensioni në Tripoli ka qenë i lartë që prej nisjes së revoltave në Siri. Muajt e fundit, tensionet dhe përleshjet mes grupeve muslimave sunite dhe grupeve alauite kanë qenë gjithnjë e në rritje.
Jo më larg se më 14 maj, 5 persona mbetën të vrarë nga përleshje të ngjashme, dhe në të njëjtin qytet.
Duke qenë se Siria dhe Libia kanë pasur vazhdimisht ndikim te njera-tjetra, por gjithashtu dhe një ndikim të madh në jetën politike të fqinjëve, shpeshë herë problemet e njërit përçohen te tjetri.
Siria, edhe pse është një vend i vogël me 4.2 milionë banorë, e ka dominuar vazhdimisht Libanin. Ajo ka pasur një prezencë ushtarake në Liban për gati 29 vjet, duke i tërhequr trupat e fundit vetëm në vitin 2005.
Që atëherë, Damasku tradicionalisht ka pasur dhe ka një influencë të madhe në jetën politike të Bejrudit, politika e zyrtare e të cilit shpeshë herë ka qenë i orjentuar prej Damaskut.
/Start/E.G/
2012-06-03 12:49