E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avioni përplaset me autobusin, 10 të vdekur

Për arsye që ende nuk dihen, avioni i mallrave në ulje e sipër nuk ka përfunduar në pistën e tij, por ka kaluar gardhin rrethues dhe ka dalë në një rrugë makinash,  duke marrë përpara autobuzin me pasagjerë.

Lajmin e transmetuan ditën e dielë televizionet e Ganës, ku ndër të tjera thuhej se asnjëri prej katërt anëtarëve të ekuipazhit nuk u lënduan, ndërsa avioni tip “Boing 727” pësoi disa dëmtime.

Sipas burimeve zyrtare, arsyet e aksidentit nuk janë zbuluar ende, ndaj zëvendëspresidenti i Ganës, Xhon Dramani Mahama, i kërkoi mediave dhe reporterëve të mos nxjerrin përfundime të parakohshme për këtë ngjarje.

“Nuk duhet të arrijmë në konkluzione. Një hetim po zhvillohet për të zbuluar se çfarë ndodhi me te vërtetë dhe vetëm atëherë mund të kuptojmë se e kujt është përgjegjësia për këtë aksident”, ka deklaruar Muhama.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-03 15:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›