Meta: Akuzat ndaj meje, politike; do ta fitoj betejën

Gjatë një prononcimi për mediat nga qyteti i Shkodrës, ku ndodhej për një vizitë pune, Meta e cilësoi si politike pretencën e dhënë dje nga Prokuroria ndaj tij, duke shtuar se shqetësimi i tij i vetëm është që ligji të respektohet për të gjithë, përfshirë çdo politikan në këtë vend.
“Për mua si qytetar dhe si politikan e rëndësishme mbetet forcimi i shtetit, ligjit, institucionet dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit”, pohoi kryetari i LSI-së, duke vijuar:
“Kjo është arsyeja që unë në momentin kur jam akuzuar, pas një komploti dhe një montazhi të qartë televiziv për qëllime krejtësisht politike, në emër të këtyre qëllimeve kam dhënë dorëheqjen nga postet qeveritare, e kam konsideruar veten pa imunitet dhe kam shkuar vetë i pari në Prokurori për të bashkëpunuar në respekt të ligjit dhe të së vërtetës. Do të vazhdoj të mbetem një qytetar i përgjegjshëm dhe një njeri i ligjit, i institucioneve dhe i shtetit. Kam besim te drejtësia dhe do ta fitoj këtë betejë”.
Organi i akuzës kërkoi dje 2 vjet burg dhe 1 milion lekë gjobë për ish-ministrin e Jashtëm. “Kjo çështje është e qartë si disa çështje të tjera, si çështje e standardeve të dyfishta për qëllime politike të Prokurorisë - shtoi Meta -. Ka qenë një pretencë e mbështetur në asnjë fakt, në asnjë provë, në asnjë dëshmitar. Një pretencë vetëm politike. Zbythja e Prokurorisë ka qenë e konsiderueshme, nga janari vjen dënim me vdekje, tani dënim me 2 vjet burg dhe disa miliona lekë, se ata nuk rrinë dot pa venë gjoba”.
/Start/E.B/
2012-01-07 18:14