AK: Të ndryshohet sistemi zgjedhor, manipulimi i zgjedhjeve burim i çdo krize
TIRANE - Aleanca Kuq e Zi organizoi një tryezë me ekspertë shqiptarë dhe të huaj për të diskutuar rreth reformës zgjedhore.
Përfaqësues të Aleancës në këtë tryezë akuzuan Partinë Demokratike dhe atë Socialiste se po mbajnë peng sistemin zgjedhor në vendin tonë, ndërsa theksuan nevojën e ndryshimi të këtij sistemi dhe të kodit zgjedhor.
“Politika ka dështuar për 21 vjet në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme."- nenvizoi AK.
Aleanca Kuq e Zi theksoi nevojën e garantimit të votës së qytetarëve dhe numërimin elektronik te tyre, për të shmangur çdo manipulim.
“Manipulimi zgjedhjeve është burimi i çdo krize. Numërimi i votave të jetë elektronik dhe jo nga militantët. Besojmë te teknologjia, jo te militantët.” – theksuan përfaqësuesit e Aleancës.
(er.nu/BalkanWeb)