Basha: Rishikim të çmimeve të biletave në urban

Ai shto se brenda javës së ardhshme, marrëveshja do të nënshkruhet me të gjitha universitetet jo publike.
“Infrastruktura që do të mbështesë Kartën Studentore është gati. Ne kemi diskutuar gjatë këtyre muajve me trupa të ndryshme siç është Dhoma e Tregtisë së Tiranës, Shoqata e Transportit Publik të Tiranës, institucionet kulturore, sportive, artistike, publike dhe jo publike, në mënyrë që Karta e Studentit, t’i japë vërtet ato leverdi kartëmbajtësit, studentes apo studentit që të justifikojnë pritshmëritë dhe pritjen e gjatë që ju keni pasur gjatë këtyre viteve, për të pasur në dorë një dokument të tillë”, tha ai gjatë një takimi në një universitet privat.
Kryebashkiaku foli edhe për çmimin e biletave dhe për një rritje të mundshme të tyre, duke theksuar se për çdo rast do të ketë sutdime të tregut me ekspertë. “Bashkia e Tiranës mbron dhe do të mbrojë vetëm interesin publik dhe që bën të mundur që ne të ecim përpara me të gjithë qëllimet tona, duke përfshirë edhe objektivin e Bashkisë së Tiranës, për t’u ofruar studentëve dhe pensionistëve mbi 65 vjeç, transport publik me tarifa të reduktuara, që shkojnë drejt tarifës zero. Unë ua kam bërë të qartë këtë synim, sikundër ata kanë bërë të qartë dëshirën e tyre për të angazhuar Bashkinë e Tiranës, në një dialog mbi rishikimin e çmimit, që është një proces shumë më kompleks, ku Bashkia e Tiranës ka vetëm një rol pjesor, por ku përfshihen edhe institucionet e tjera. Lojë “kungulleshkash” me çmimet, Bashkia e Tiranës nuk bën. Do të bëjmë një studim me ekspertë të pavarur, do të shikojmë strukturën aktuale të çmimeve, kostove, të shëbimeve, të shpenzimeve dhe në bazë të kësaj, do të shikojmë rrugën përpara, por procesi është shumë kompleks dhe në thelb të procesit mbetet interesi publik”, vijoi ai. /Start/
2012-01-20 08:52