Ulja e temperaturave, autoritetet këshillojnë qytetarët

Përballë kësaj situate, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë theksuar se nuk është evidentuar rritje e sëmundshmërisë infektive, apo joinfektive mbi nivelet e pritshme mesatare të periudhës. Ndërkohë, minimizimi i dëmeve për shëndetin është i lidhur si me përgatitjen dhe gatishmërinë e sistemit shëndetësor për t’iu përgjigjur problematikes specifike shëndetësore ashtu dhe me masat parandaluese dhe përkujdesëse të qytetareve.
Drejtori i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, bëri thirrje për bashkëpunimin e qytetarëve, ndërsa falënderoi shërbimet shëndetësore, veçanërisht ato të kujdesit parësor në zona te thella malore dhe sistemin e urgjencës mjekësore për gatishmërinë. Të sigurohet temperatura dhe ajrimi i duhur i ambienteve të brendshme për të mundësuar funksionimin normal të aparatit të frymëmarrjes dhe reduktimin e ngarkesës mikrobike dhe virale, ndërsa qytetarët të vishen me veshje të ngrohta, në rast dalje jashtë për të ruajtur temperaturën trupore”, tha Bejtja.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi, duke folur situatën epidemiologjike, tha se është brenda aktivitetit sezonal, me një trend në ulje në krahasim me vitin e kaluar, dhe nuk ka epidemi. “Numri i rasteve me simptoma stinore është 12 424 ose 400 më pak se vitin e kaluar”, tha Roshi, duke shtuar se edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” raporti i shtrimeve me largimet e pacientëve, pasi marrin ndihmë mjekësore, është në favor të këtyre të fundit. Roshi tha se komunikimi me epidemiologet ne te gjithë vendin është i përditshëm për të marre informacionet e situatës epidemiologjike nga i gjithë vendi. /Start/
2012-01-19 17:22