Topi viziton në spital ish-trajnerin e kombëtares, Zhega
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vizituar paraditen e sotme, ish-futbollistin dhe ish trajnerin e kombëtares Medin Zhega i cili nodhet në spita.
Zhega ndodhet në Shërbimin Universitar të Neurologjisë “Profesor Kurti”, pas gjendjes së rëndë shëndetësore, si pasojë e goditjes nga një ishemi celebrale.
Kreu i Shtetit shqiptar u shoqërua nga Drejtori i Shërbimit të Reanimacionit, Prof. Mentor Petrela, mjekë e drejtues të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës, të cilët po e ndjekin intensivisht situatën.
Presidenti Topi pasi u intresua për ish trajnerin e kombëtares shprehu urimet e përzemërta për shërim, duke siguruar mbështetje personale dhe institucionale të Presidentit të Republikës.
(el.me/BalkanWeb)